Ukraina akuzon Rusinë për mbështetjen e operacioneve të Hamasit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për mbështetjen e Hamasit në konfliktin me Izraelin.
“Ne jemi të sigurt se Rusia po mbështet, në një mënyrë apo në një tjetër, operacionet e Hamasit”, tha Zelensky në një intervistë për kanalin televiziv France 2.
“Rusia me të vërtetë po përpiqet të kryejë veprime destabilizuese në të gjithë botën”.
Zelensky shtoi se dhuna që përfshiu Izraelin dhe Gazën kërcënoi të shkëpuste fokusin nga lufta në vendin e tij.
“Ekziston rreziku që vëmendja ndërkombëtare të largohet nga Ukraina dhe kjo do të ketë pasoja.”
Tragjeditë që prekin Ukrainën dhe Izraelin “janë të ndryshme, por të dyja janë të mëdha”, tha ai, shkruan Al Jazeera.
