UEFA ofron detaje për Superkupën mes Chelseat dhe Villarealit

Chelsea dhe Villareali do të përballen në kuadër të Superkupës së Evropës.

Ndeshja mes Chelseas dhe Villarealit do të zhvillohet më 11 gusht.

Kjo përballje do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në stadiumin ‘Windsor Park’.

UEFA, ka bërë të ditur se ky duel do të luhet me prezencën e rreth 13 mijë tifozëve, të cilët duhet të kenë testin negativ të COVID-19 me vete që të mund të futen në stadium.

Chelsea sezonin e kaluar triumfoi në Ligën e Kampionëve, ndërsa Villareali në Ligën e Evropës e tani do të përballen mes vete në betejën e më të mirit për Superkupën e Evropës.

Kujtojmë se fituesi i Superkupës së Evropë do të luajë më pas në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s.

Go to TOP