UE Santa Coloma – Ballkani, pjesa e parë mbyllet me dy gola të shënuar

Pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese për Champions League ndërmjet UE Santa Coloma dhe Ballkanit është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Kanë qenë vendasit ata që të parët e kanë gjetur avantazhin. Kjo falë golit të El Ghazoui në minutën e njëzet e dytë.

Megjithatë, Ballkani ia ka arritur ta barazojë rezultatin nga fundi i pjesës së parë me një penallti të realizuar nga Emerllahu.

Në dispozicion të të dy ekipeve për të provuar ndryshimin e rezultatit mbetet një pjesë e plotë. 

Go to TOP