U zhvilluan xhirot e radhës në ligën e parë dhe ligën e dytë

Në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvilluan xhirot e radhës të kampionatit ekipor në ligën e parë dhe ligën e dytë të kategorisë së meshkujve.

Në ligën e parë u zhvilluan ndeshje interesante, së pari ndeshja “Gani Maloku” vs “Vushtrria” që përfundoi me rezultat 4-1 si dhe derbi lokal “Hasan Prishtina” vs “Vushtrria” që u mbyll me rezultat 1-4 në të mirë të Vushtrrisë, një fitore kjo shumë e rëndësishme në rrugën e tyre drejtë superligës.

Në ndeshjet tjera fituan favoritët “Hasan Prishtina” ndaj “Shkolla”, “KVPP Prizreni” ndaj “Maestro” dhe “Gani Maloku” ndaj “Ahmet Hoxha MK”.

Në ligën e dytë A dominuan favoritët “Dukagjini” ndaj “Gjinkalla”, “Drenasi” ndaj “Shqiponjat e zeza”, “Vitia” ndaj “Klina”.

Në ligën e dytë B, poashtu favoritët vazhduan me fitore ku “Gani Maloku II” fitoi ndaj “Juniku” dhe “Dardania II” ndaj “Istogu”.

TABELAT DHE REZULTATET

3. LIGA E PARË - MESHKUJT 2022.jpg
5. LIGA E DYTË A - MESHKUJT 2022.jpg
6. LIGA E DYTË B - MESHKUJT 2022.jpg
3. LIGA E PARË (M) XHIRO 10.jpg
3. LIGA E PARË (M) XHIRO 11.jpg
5. LIGA E DYTË A (M) XHIRO 6.jpg
5. LIGA E DYTË A (M) XHIRO 7.jpg
6. LIGA E DYTË B (M) XHIRO 6.jpg
6. LIGA E DYTË B (M) XHIRO 7.jpg
Go to TOP