KULTURË

“U ul në gjunjë…”

“E kujtuam takimin tonë të parë, puthjet, shtrëngimet,

ecjet nën dritën e hënës. Pastaj prapë u kapluam nga valët e dhimbjes që na përshkuan nëpër të gjithë trupin. E qara dhe dënesa nuk pushonin te Maria. Gjymtyrët i shungullonin nga spazma e të qarit, sikur të përshkoheshin nga rryma elektrike,

pastaj dukej sikur rrëqethje të ftohta i rridhnin nëpër trupin e torturuar. Ajo dukej sikur kishte humbur çdo ndjenjë. Ia preka duart e ftohta, vëreja venat, që i rrihnin nën tëmtha si me çekan. U ul në gjunjë. “Është i gjithë faji im. Më vjen shumë keq!”, – më tha ajo. Fillova t’ia prekja duart, krahët dhe fytyrën,

vazhdimisht. “Jo, jo nuk ka pse të të vij keq zemër, është në rregull.”, – i thashë. Trupi i saj shungullonte përsëri…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

Shfaq më shumë