Prishtina në fokus botëror: WTT Feeder 2026 tejkalon kufijtë dhe fiton vlerësime ndërkombëtare
Suksesi i WTT Feeder Prishtina 2026 ka kaluar kufijtë e Kosovës duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe platformave ndërkombëtare të pingpongut, të cilat kanë raportuar gjerësisht për zhvillimet në kryeqytet.
Vëmendje të veçantë kanë marrë kategoritë Women’s Singles dhe Men’s Singles, ku ndeshjet e nivelit të lartë, rezultatet e ngushta dhe rivaliteti i fortë mes sportistëve kanë dominuar raportimet ndërkombëtare.
Organizimi i turneut është vlerësuar lart nga mediat e huaja, të cilat kanë theksuar mikpritjen dhe kushtet profesionale të ofruara për sportistët dhe delegacionet pjesëmarrëse duke e cilësuar eventin si një organizim me standarde të larta ndërkombëtare.
Një element domethënës i këtij interesimi ishte fakti se vlerësimet pozitive erdhën edhe nga media dhe sportistë të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si India dhe Spain. Prania e tyre në Prishtinë dhe raportimet për turneun dëshmojnë fuqinë unifikuese të sportit dhe rolin e tij në promovimin e Kosovës përtej kufijve politikë.
Pjesëmarrja e sportistëve nga shumë vende të botës, niveli i lartë i konkurrencës dhe atmosfera sportive e krijuar gjatë gjithë javës kanë bërë që Prishtina të jetë në qendër të vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar të pingpongut.
Ky interesim i mediave ndërkombëtare përbën një vlerësim të rëndësishëm për punën e Federata e Pingpongut e Kosovës dhe një promovim të fuqishëm të Kosovës në arenën sportive ndërkombëtare. /Kosova.info/
