U rrahën mes veti, arrestohen nëntë persona në Prishtinë

Nëntë persona janë arrestuar në Prishtinë, si pasojë e një përleshje fizike mes veti.

“Janë arrestuar nëntë (9) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre prej tyre kane pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit tetë (8) prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

Go to TOP