U mbajt Kuvendi i Rregullt i Punës per vitin 2021 i Federatës së Volejbollit të Kosovës

Kuvendi i FVK-së ka zhvilluar të premten, më 24 qershor, 2022, Kuvendin e Rregullt të Punës në bazë të statutit të rregullores, në “Holiday Resort”.

Hapjen e mbledhjes e bëri presidenti, Bahri Gjinovci, me një fjalim, derisa të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan unanimisht.

Vendimet e Kuvendit:

U zgjidhën Organet e Kuvendit – Komisioni Verifikues dhe Procesmbajtësi;

U shqyrtua dhe miratua rendi i ditës;

U shqyrtua dhe miratua procesverbali nga Kuvendi i kaluar;

U shqyrtua dhe miratua Raporti i Punës 2021;

U shqyrtua dhe miratua Raporti Financiar dhe i Auditimit;

U aprovua Raporti i Këshillit Mbikëqyrës;

U aprovua Plani Aktiv dhe Financiar për vitin 2022.

Ndër të tjerash, mes të pranishmëve pati diskutime edhe për zhvillimin dhe avancimin e volejbollit kosovar. /Kosova.info/

Go to TOP