U gjet pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi”, policia po heton vdekjen e shtetases së huaj

Policia e Kosovës po e heton vdekjen e një shtetaseje të huaj e cila u gjet pa shenja jete në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raporton 24 orësh, viktima është gjetur nga patrulla policore gjatë patrullimit në këtë autostradë.

Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Autostrada “Arbër Xhaferi’’ / 21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të nje viktime femër-shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Sipas raportimeve në media, viktima është një shtetase e Ukrainës.

Go to TOP