U dëmtua në ndeshjen ndaj Serbisë, Neymar thyen heshtjen

I gjithë Brazili mban frymën. Teksa Selecao fitoi 2-0 kundër Serbisë për ndeshjen e tyre hapëse në Kupën e Botës 2022, dëmtimi i kyçit të këmbës së Neymar i “ngriu gjakun” brazilianëve .

Që atëherë, drejtuesit e kombëtares janë mundur të qetësojnë situatën.

Nga ana e tij, lojtari ka thyer heshtjen duke postuar një mesazh në rrjetet e tij sociale. “Një ndeshje e vështirë, por ishte e rëndësishme të fitonim. Urime ekipit, hapi i parë është bërë. Kanë mbetur edhe 6 ndeshje.”

Go to TOP