U aksidentua katër ditë më parë, vdes gruaja në QKUK

Ka vdekur një grua në QKUK, e cila katër ditë më parë ishte aksidentuar në Besi të Prishtinës.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Besi, Prishtinë 19.01.2024-16:55. Lidhur me rastin, me 22.06.2024 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.

Go to TOP