Twitter etiketon postimet fyese, pa i eliminuar ato

Twitteri do të prezantojë etiketa të reja që informojnë përdoruesit për natyrën problematike të disa komenteve.

Vullneti i rrjetit social të drejtuar nga Elon Musk është të zvogëlojë dukshmërinë e përmbajtjeve të tilla, pa i censuruar apo eliminuar ato fare, një mënyrë për të rritur transparencën e platformës, edhe në favor të investitorëve.

Kjo nuk është një risi e vërtetë, duke qenë se Twitter tashmë kufizon shfaqjen e tweet-eve që janë në kundërshtim me rregullat, por është një mënyrë për të sqaruar më mirë disa procese.

Etiketa është në fakt një menu e klikueshme e cila, kur hapet, do të shpjegojë arsyet e kufizimeve. Ekipi i Twitter, i reduktuar në mënyrë drastike pas shkarkimit të adminit të ri Elon Musk që nga ardhja e tij në vitin 2022, do të fillojë të nxjerrë në pah postimet që përdorin gjuhë fyese, si ndaj përdoruesve të tjerë, ashtu edhe në përgjithësi.

Go to TOP