Tusk: Polonia e gatshme të ndihmojë në rindërtimin e Lviv-it
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka ofruar ndihmë në rindërtimin e ndërtesave në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, që u shkatërruan gjatë natës pas një sulmi ajror rus.
Tusk, në një postim në platformën ‘X’, ka shkruar se Lviv ka nevojë për ndihmë, qendra e të cilit ishte objekt i sulmit rus dhe, që Polonia është e gatshme të ndihmojë në rindërtimin e këtij qyteti.
“Lviv ka nevojë për ndihmë! Qendra e qytetit ishte objektivi i sulmit rus. Shumë shtëpi historike u dëmtuan. Polonia është e gatshme të ndihmojë në rindërtimin e tyre”, ka shkruar Tusk.
Ndryshe qyteti i Lviv-it shtrihet vetëm 70 kilometra nga kufiri polak e që në të kaluarën ka qenë pjesë e Polonisë.