Turqia me dy aeroplan presidencial, por nuk ka asnjë aeroplan për shuarjen e zjarreve

Turqia po përballet me zjarre të mëdha, e cila kanë shkaktuar vdekjen e tre personave, lëndimin e qindrave njerëzve dhe dëme të mëdha materiale.

Megjithëse presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka në dispozicion dy aeroplanë për udhëtimet e tija, shteti nuk ka asnjë aeroplan në dispozicion për të shuar zjarret.

Ministri i Pyjeve, Bekir Pakdemirli tha se Turqia aktualisht nuk ka aeroplanë zjarrfikës në inventarin e saj, por ata planifikojnë të përfundojnë blerjen e aeroplanëve këtë vit, raporton dw.

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bekir Pakdemirli tha se nuk ka aeroplanë zjarrfikës dhe helikopter në inventarin e ministrisë, por se blerja e tyre do të përfundojë këtë vit me udhëzimin e presidentit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të shtypit në Antalia në lidhje me zjarret në vazhdim, Pakdemirli sqaroi debatet rreth pretendimeve se ministria nuk ka marrë me qira aeroplanë nga Rusia në vend që të përdorë aeroplanët e Shoqatës Aeronautike Turke.

Pakdemirli tha “Ne po bëjmë blerje me sistemin e tenderit, kështu që ne nuk kemi një aeroplan zjarrfikës në inventarin tonë, ne nuk kemi një helikopter zjarrfikës në inventarin tonë”. 

Go to TOP