Turqia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.3 shkallësh, 22 veta lëndohen

Presidenca turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave konfirmoi të enjten se një tërmet me magnitudë 5.3 goditi provincën Malatya në Turqinë lindore.

Një ndërtesë e vjetër u rrëzua, duke dëmtuar rëndë dy ndërtesa fqinje, deklaroi Ministri i Brendshëm i Turqisë.

Asnjë vdekje nuk është raportuar, ndërsa 22 persona kanë lëndime të lehta.

Ekipet e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave po vazhdojnë të kryejnë hetimet e tyre.

Go to TOP