Tre persona ishin në veturën ku u rrëzua vinçi në Gjilan, dërgohen në emergjencë
Një vinç ka rënë në një veturë në Gjilan si pasojë e erërave të forta.
E si rrjedhojë, tre persona kanë pësuar lëndime.
Kjo pasi që të njëjtit ishin brenda veturës në të cilën ra vinçi.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Vetura në lëvizje është e tipit Mercedes (pick-up), me tabela vendore, në veturë kanë qenë tre persona, shqiptarë/kosovarë, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile. Në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, shqiptarë/kosovarë, gjendja është stabile, të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë-Gjilan”, kanë thënë nga Policia e Gjilanit.
