Trepça e fiton të drejtën e organizimit të FIBA Europe Cup
Skuadra e njohur në basketbollin kosovar, Trepça, e ka fituar të drejtën e organizimit të FIBA Europe Cup.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Disa prej klubeve të mëdha evropiane do të zbarkojnë në palestrën e njohur “Minatori”.
Fillimisht, mitrovicasit do të luajnë ndaj Gottengenit.
Në rast fitoreje, Trepça do të luajë me fituesin e ndeshjes Sporting – Antwerp.
