Trupat e gjetur në valixhe: Policia britanike akuzon një burrë për vrasje
Policia britanike të hënën akuzoi një burrë për dy akuza për vrasje, pasi mbetje njerëzore u zbuluan në një valixhe në Urën e Clifton të Bristolit.
Yostin Andres Mosquera, 34 vjeç, u akuzua për vrasjen e dy burrave, të identifikuar nga policia si 62-vjeçari Albert Alfonso dhe 71-vjeçari Paul Longworth, raporton Reuters.
Dy viktimat kishin qenë në një lidhje dhe jetonin së bashku në një apartament në Shepherd’s Bush, në perëndim të Londrës, ku Mosquera gjithashtu kishte qëndruar për një periudhë të shkurtër kohe, tha Policia Metropolitane e qytetit.
