Trumpi do t’i nënshtrohet procesit në gjykatë ashtu si njerëzit e zakonshëm

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të kalojë një proces të ngjashëm me atë që do t’i nënshtrohej një qytetar mesatar kur të arrestohej me akuza federale, tha një burim i zbatimit të ligjit për CNN.

Trumpit do t’i kërkohet të plotësojë formularët, duke dhënë emrin, numrin e sigurimeve shoqërore dhe adresën. Gjurmët e gishtave të tij do të merren në mënyrë digjitale – jo me bojë. Por asnjë fotografi mugshot nuk do t’i bëhet. Marshallët amerikanë nuk e marrin ADN-në si pjesë të këtij procesi.

Teksa ndodhet në gjykatë, Trumpi nuk do të vihet në pranga ose nuk do të kufizohet ndryshe, shtoi burimi.

Është e mundur që procesi i këtyre procedurave të ndodhë pas akuzës së tij – në varësi të kohës së mbërritjes së Trumpit.

Ish-presidenti amerikan po përballet me 37 akuza në një padi federale lidhur me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara pasi la detyrën. Ai pritet që sot të dalë në gjykatë.

Go to TOP