Trump nuk miraton planin e Izraelit për vrasjen e liderit suprem të Iranit
Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se plani është paraqitur ditët e fundit, raportojnë mediat britanike.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth rrethanave që lidhen me propozimin.
