Trofeu i Kupës së Botës dhe Gilberto Silva zbarkojnë në Kosovë

Pak futbollistëve profesionistë u bie në dorë trofeu i Kupës së Botës. E njëri nga ata që e ngriti lart këtë trofe është Gilberto Silva nga Brazili.

Ai, së bashku me trofeun, që i tëri është i bërë nga ari, zbarkuan në Kosovë.

Kosova është përzgjedhur në mesin e 51 shteteve, në të cilët udhëton ky trofe, para se të ndalojë në Katar.

Kjo gjë u mundësua nga Coca-Cola, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Go to TOP