Tri raste të drogës brenda 10 minutash dhe në të njëjtën rrugë në Viti
Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të posedimit të substancave narkotike në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Viti, ku tre persona janë shoqëruar në stacion policor pas kontrollit nga zyrtarët policorë.
Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur më 8 maj 2026 rreth orës 20:00, kur tek një i dyshuar mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një sasi marihuane me peshë rreth 5.92 gramë.
Ndërkaq, vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 20:10, janë evidentuar edhe dy raste tjera në të njëjtën rrugë. Tek njëri i dyshuar është gjetur marihuanë me peshë rreth 1.91 gram, ndërsa tek tjetri rreth 0.67 gram.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rastet po trajtohen nga organet kompetente.
