Tri gjëra që sot nuk e kanë pasur vendin në fjalimet festive!

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Nuk më pëlqeu fare që Presidentja nuk përmendi edhe kontributin e Hashim Thaçit, gjatë periudhës 1999. Por, as atë të shpalljes së Pavarësisë! Për Hashim Thaqin, por, edhe për secilin “akter” të jetës dhe historisë sonë kombëtare, mendoj që “kualifikimin” po edhe kontributin e tyre fundit duhet ta japin historianët, e jo politikanët!

2. Nuk më pëlqeu as Kryetari i Parlamentit që nuk kishte përmend fare kontributin e Ibrahim Rugovës. Nuk na është dashur as kjo! Sepse, Rugova e kam thënë dhe po e ripërsëris; nuk është vetëm vlerë dhe emblemë ideologjike, as partiake, e aq më pak klanore e grupore! Ky sikurse, Adem Demaçi, Adem Jashari, etj. janë dhe DUHET të mbesin “pronë” ekskluzive kombëtare. Pikë!

3. Po ashtu, nuk më pëlqeu as fakti që KOSOVA (të paktën në mënyrë simbolike!) nuk bëri një Ftesë për një festim të përbashkët të kësaj feste gjithëkombëtare! Festë që është e barasvlershme me 28 Nëntorin e 1912! Mirëpo, tani nuk besoj që është koha të vlerësojmë, se kush dhe ku ka kontribuar! Kujtoj që HISTORIA është ajo “mësuesja meritore” që do i “dhuroj” secilit vendin e merituar në te

P.S. O njerëz, popujt tjerë në mungesë të emrave të këtij kalibri (kombëtar) i “pjellin”(lexo; shpikin, sajojnë) ata!? Kosova, nuk është aq e pasur me këtë kalibër njerëzish, sa tani t’i ndajë, t’i klasifikoj e t’i përvetësoj (po edhe refuzoj!) vetëm për interesa; partiake, politike, ideologjike…etj.) Sot, kemi NEVOJË për një UNITET (jo; uniformitet, Ju lutem!) edhe atë; jo formal as politik, por ekskluzivisht; institucional që decidivisht na dëshmon se jemi komb i pjekur perëndimor që respekton rregullat, normat dhe vlerat e demokracisë neoliberale…

Go to TOP