Trepça pëson në Francë
Kampionia e Kosovës, Trepça ka zhvilluar ndeshjen e parë në këtë edicion të grupeve në FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit pësuan nga JDA Bourgogne Dijon me rezultat 118:73 (34:27, 28:12, 28:15, 28:19), përballje që u zhvillua në Francë.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe fituan çerekun e parë 34:27, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 62:39.
Skuadra franceze ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, për të fituar në fund 118:73.
Mikaile Tmusiq shënoi 22 pikë për ‘Xehetarët’.
Tani mitrovicasit do të kenë tri ndeshje si vendas: MHP Riesen Ludwigsburg më 16 tetor, Caledonia Gladiators 23 tetor dhe JDA Bourgogne Dijon më 30 tetor. /Kosova.info/