Trepça pa vështirësi kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike

Trepça i ka siguruar vetes një vend në gjysmëfinalen e Ligës Unike teksa me një paraqitje bindëse ka shënuar fitore ndaj Kamzës.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes çerekfinale ka qenë 90:46.

Darnell Edge është shquar me gjashtëmbëdhjetë pikë dhe shtatë asistime, ndërsa Erjon Kastrati ka ndihmuar skuadrën mitrovicase me shtatëmbëdhjetë pikë dhe gjashtë kërcime.

Në anën tjetër, lojtari më i mirë i Kamzës, Neema Johnathon Namdar, ka shënuar pesëmbëdhjetë pikë dhe katër kërcime.

Trepça përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Besëlidhja-Sigal Prishtina.

Go to TOP