Trefishohen raportet për UFO nga forcat amerikane, qindra mbeten të pashpjegueshme

Qeveria amerikane po shqyrton 510 raporte të UFO-ve, më shumë se trefishi i numrit në dosjen e saj të vitit 2021. Teksa shumë prej tyre u shkaktuan nga dronët ose balonat, qindra mbeten të pashpjegueshme, sipas një raporti të publikuar nga Inteligjenca Kombëtare (DNI) .

Inteligjenca tha se 247 raste ishin “dukuri anormale të paidentifikuara” që nga qershori 2021.

Përveç kësaj, 119 raporte të tjera që ishin arkivuar në të dhënat e vjetra të 17 viteve të fundit ishin zbuluar, duke e lënë atë me 510 në total.

Shumica e raporteve të reja vijnë nga pilotët e marinës dhe forcave ajrore amerikane, tha raporti.

Prej tyre, afro 200 kishin shpjegime; ishin balona, drone zogjtë, apo qeset plastike të ajrit.

Por të tjerat nuk janë shpjeguar, sipas dokumentit të DNI-së, një version i paklasifikuar i një raporti të dorëzuar në Kongres.

Këto janë fokusi i ekzaminimeve nga Pentagoni, agjencitë e inteligjencës amerikane dhe NASA për shqetësimet jo se ato janë anije kozmike aliene, por aftësi të panjohura spiunazhi të vendeve rivale.

Raporti tha se shumë nga ato raporte ende të pashpjegueshme mund të rrjedhin nga fenomenet e motit, sensorë të gabuar ose analiza të gabuara nga njerëzit.

Raporti erdhi pas vitesh presioni nga Kongresi që ushtria dhe komuniteti i inteligjencës të merrte seriozisht ato që quheshin më parë UFO, ose objekte fluturuese të paidentifikuara, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Ushtria amerikane është e shqetësuar se disa nga objektet e vërejtura nga pilotët ushtarakë në të kaluarën mund të përfaqësojnë teknologji të rivalëve strategjikë, të panjohur për shkencëtarët amerikanë.

Në vitin 2020, Pentagoni publikoi një video ende të pashpjegueshme të marrë nga pilotët e marinës me objekte që lëviznin me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke u rrotulluar dhe duke u zhdukur në mënyrë misterioze.

Go to TOP