Tre persona u arratisën prej qendrës edukuese korrektuese në Lipjan, kapen nga policia

Tre persona janë arratisur nga qendra edukuese korrektuese në Lipjan.

Policia njofton se ata janë kapur dhe janë kthyer përsëri në qendër.

“ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA – Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër.”

Go to TOP