Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në Podujevë

Si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të lënduar janë tre persona.

Të njëjtit janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Të lënduarit pas aksidentit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e politics për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti .

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Go to TOP