Tre anëtarë japin dorëheqje nga bordi i KShC-së, s’ka kuorum për akreditimin e programeve
Tre anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë kanë dhënë dorëheqje nga bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim për shkak se nuk kanë qenë dakord që të deklarojnë pasurinë e tyre sipas ligjeve në fuqi.
KShC edhe njëherë ka mbetur pa kuorum pas mbledhjes gati shtatorëshe sot për marrjen e vendimeve te akreditimit të programeve studimore.
Për mungesën e akreditimit të programeve ka pas diskutim edhe në Kuvend.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte thënë se kjo po ndodh për shkak se Këshilli Shtetëror i Cilësisë s’ka qenë funksional për të akredituar programet, ndërsa ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, kishte akuzuar KShC-në se po e vonon akreditimin me qëllimin që t’i favorizojë universitetet private.
