Trajneri i Iranit “nxehet” kur pyetet për protestat në Iran

Një episod i pahijshëm ka ndodhur dje, teksa trajneri i Iranit, Carlos Querioz, është pyetur në lidhje me protestat në këtë vend aziatik.

Querioz nuk e ka marrë aspak qetë këtë pyetje të gazetares së BBC dhe, për rrjedhojë, menjëherë i është kundërpërgjigjur, duke i thënë se pse nuk i bën të njëjtat lloj pyetjesh Gareth Southgates.
“Pse nuk e pyet edhe Gareth Southgaten në lidhje me Afganistanin”, u shpreh Querioz në nervozë e sipër.

Siç dihet, protestat në Iran filluan pas 16 shtatorit dhe janë duke vijuar akoma.

Go to TOP