Trafikim me njerëz, arrestohet një femër në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “trafikim me njerëz”.

Rasti ka ndodhur më 6 prill, në orën 15:00.

“Fushë Kosovë (NN) 06.04.2022 – 15:00.  Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me dyshimin për kryerjen e veprës penale “trafikim me njerëz”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit kujdestar, e dyshuara është dërguar në qendrën e paraburgimit për 48 orë. 

Go to TOP