Tovërlani mohon se e kanosi me thikë Shpend Ahmetin: Së shpejti me të do pijmë kafe

Trajneri Afrim Tovërlani ka reaguar për raportimet se ai ka kërcënuar me thikë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Tovërlani, ndonëse rasti është i hapur në polici, ka fajësuar mediat për siç thotë  ai “tituj bombastik”.

Madje ka thënë se e ka mik të mirë Shpend Ahmetin.

“Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Tovërlanit:

Falenderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim.

Jam shume i befasuar nga ana e mediave te Kosoves se si e kane trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti.

Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook.

E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit.

Eshte per te ardhur keq se si mediat e Kosoves, keqperdorin emrat tone qe te perfitojne per interesat e tyre!

Se shpejti do te pijmë kafe me Shpendin… 

Go to TOP