Tottenhami, fitues i Ligës së Evropës

Tottenham Hotspur është shpallur kampion i Europa League, pasi ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Manchester United në finalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Estadio San Mames” të Bilbaos.

Goli i vetëm i takimit është shënuar në minutën e dyzet e dytë nga sulmuesi Johnson, pas një asistimi preciz nga Sarr.

Me gjithë përpjekjet e “Djajve të Kuq” për të rikthyer baraspeshën, saktësia në finalizim ka munguar, ndërsa Tottenham ka menaxhuar me sukses epërsinë deri në fund.

Kjo është hera e tretë që Tottenham fiton këtë kompeticion, pasi më parë kishte triumfuar dy herë të tjera në kohën kur turneu njihej si Kupa e UEFA-s, në vitet 1972 dhe 1984.

Fitorja në këtë finale i siguron Tottenham jo vetëm trofeun prestigjioz, por edhe një vend në fazën e grupeve të Champions league për sezonin e ardhshëm.


Go to TOP