Tottenham në ‘sulm’ për 70 milionëshin e Napolit

Tottenham do provojë të nënshkruajë me një sulmues në afatin e ardhshëm veror.

Mediumi “Football Insider”, raporton se ylli i Napolit, Victor Osimhen është dëshira e trajnerit Antonio Conte.

Napoli refuzoi kërkesën e Tottenhamit për këtë afat dimëror, por kjo nuk do t’i ndalojë londinezët që të provojnë sërish në verë.

Conte raportohet se e pëlqen sulmuesin dhe e sheh si i duhuri për të luajtur pranë dy yjeve, Harry Kane dhe Heung-Min Son.

Që nga kalimi te Napoli prej Lilles, 23-vjeçari ka qenë ndër më të mirët duke shënuar 19 gola dhe dhuruar pesë asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat.

Momentalisht në “Transfermarkt” vlerësohet rreth 70 milionë funte, duke konsideruar se Napoli pagoi plotë 67.5 milionë funte dy vite më herët.

Go to TOP