Totaj prezanton programin për ekonominë, zotohet se do t’i mbështesë bizneset dhe punëtorët

Kandidati për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj ka shpalosur programin e tij për nxitjen e zhvillimit ekonomik të qytetit.

Totaj në prezantimin e programit të tij ka folur për fondin për mbështetjen e start-up bizneseve, duke u zotuar për ide inovative, ngritjen e kapaciteteve për bizneset ekzistuese, funksionalizimin e zonës ekonomike, formimin e inkubatorit “Hackerspace” për mbështetjen e talentëve të rinj në fushën e teknologjisë, dhënien në shfrytëzim të pronave publike për bizneset në formë transparente, formimin e zyres për tërheqjen e investimeve të reja në qytet, konferenca vjetore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe shumë projekte të tjera kapitale që mundësojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe më shumë mirëqenie në qytet.

“Ekonomia e Prizrenit, bizneset e punëtorët të goditur rëndë nga pandemia jo vetëm që nuk u mbështetën por edhe u gjobitën. Si ekonomist me përvojë të gjatë i di nevojat që i duhen ekonomisë së Prizrenit dhe plani zhvillimor i imi do të fokusohet në një Fond të veçantë për ekonominë e qytetit, funksionalizimin e Zonës Ekonomike në gjashtëmujorin e parë dhe tërheqjen e investimeve të huaja”.

Go to TOP