Tomë Gashi/ Emri i Nagip Krasniqit po përdoret poilitikisht nga opozita, dëmi i shkaktuar në KEK është zero(VIDEO)
Nagip Krasniqi vazhdon të qëndrojë në paraburgim edhe dy muaj, kjo është bërë e ditur të premten e kaluar me vendim të Gjykatës Themelore në Ptishtinë – Departamenti Special, ku thuhet se “MASA E PARABURGIMIT VAZHDON, në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh. , kështu që sipas këtij aktvendimi të të pandehurit Nagip Krasniqi, paraburgimi do të zgjasë deri më 20.07.2023, në pajtim me nenin 184 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe pikën 1.2.3 të Kodit Penal, për shkak në dyshimin e bazuar në faktin se i pandehuri ka kryer veprat penale si në hyrje të këtij vendimi.
Por, këtë vendim nuk e ka pëlqyer avokati mbrojtës Tome Gashi, i cili për kosova.info ka thënë se nuk ka arsye ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj Nagip Krasniqit, sepse prokuroria aludon për ekzistimin e rrezikut tek dëshmitari, që janë disa dëshmitarë të cilët janë të punësuar në KEK, ndërsa Nagip Krasniqi është suspenduar dhe këta dëshmitarë janë marrë në pyetje shumë më herët para se Nagip Krasniqi të arrestohej.
“Besoj se nuk ka fare arsye ligjore për vazhdimin e paraburgimit te z. Nagip Krasniqi, sepse prokuroria aludon se ka rrezik tek dëshmitari, që janë disa dëshmitarë të cilët janë të punësuar në KEK, ndërsa Nagip Krasniqi është suspenduar dhe këta dëshmitarë janë marrë në pyetje shumë më herët para se të arrestohej Nagip Krasniqi, kështu që ky aludim se Nagip Krasniqi duhet të qëndrojë në paraburgim edhe dy muaj ishte krejtësisht i panevojshëm, aspekti juridik sigurisht që është plotësuar, por lehtë mund të zëvendësohej me masë më të butë. parashikuar nga kodi I procedurës penale”.
Gashi po ashtu tha se kjo situate është e politizuar dhe emri i Nagip Krasniqit dhe po përdoret për qëllime politike.
“Mendoj se rasti i Nagip Krasniqit është politizuar shumë dhe duhet ta dimë se deri më tani, sepse në dokumentet që kemi pasur në avokatët e tij mbrojtës kemi parë se dëmi është zero, po them se dëmi është zero, sepse asnjë nga këto kontrata që aludohet se janë lidhur për persona të caktuar, përkatësisht për kompani të caktuara, nuk është paguar, dhe meqë nuk janë paguar dhe nuk ka dëm dhe kur dëmi është zero, nuk kemi fare të bëjmë me vepër penale”.