Tirana pret tetë ansamble të huaja në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit

Për tre ditë në kryeqytetin e Shqipërisë publiku do të mund të ndjekë vallet tradicionale të tetë ansambleve të huaja, të cilët do të performojnë pjesët më të mira artistike nga repertori i tyre.

Azerbajxhani, Ukraina, Turqia, Serbia, Sllovakia, Burundi dhe Arbëreshët do të mbërrijnë në Tiranë për të sjellë një atmosferë ndryshe kushtuar folklorit.

“Juria është gjithmonë ndërkombëtare në këtë festival. Unë po luftoj që ne të bëjmë një kalendar më vete në Shqipëri, që kur të vijë një ansambël nga Kili, Meksika apo vendet e largëta, mos të ikin për 4 ditë nga Tirana, por të shkojnë në 2-3 festivale të tjera”, thotë kryetari i “FIDAF Albania”, Gëzim Alimehmeti, shkruan Euronews.al

“Festivali Internacional i Folkut” zhvillohet për të dytin vit në Tiranë, duke pritur 250 artistë. Ky projekt artistik në të njëjtën kohë promovon edhe Tiranën teksa shkëmbehen vlerat më të mira të secilit vend, përcjell Klankosova.tv

“Unë këtë festival e kam quajtur “Internacional Folk Festival Tirana”, për të vetmen arsye që të njihet Tirana në kalendarët botërorë dhe të jetë pse jo një qendër për të ardhmen e folklorit ndërkombëtar”, shtoi ai.

“Festivali Internacional i Folkut” do të mbahet për të gjithë artdashësit për katër ditë nga data 19 deri më 22 korrik në Sheshin “Italia” ku grupet me performancën më të mirë do të nderohen me çmime.

Go to TOP