Tifozët e Trabzonspor sulmojnë lojtarët e Fenerbahce

Një sulm i tifozëve të Trabzonspor ndaj lojtarëve të Fenerbahce në fund të ndeshjes së Superligës turke ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e Policisë për ta vendosur situatën nën kontroll.

Momenti i tensionuar ka ndodhur pasi tifozët e skuadrës vendase sulmuan lojtarët e Fenerbahçes, Michy Batshuayi dhe Osayi Samuel, ndërsa ata po festonin pas shënimit të golit. 

Ndeshja është fituar me rezultat 2-3 nga Fenerbahce. 

Kjo nuk është hera e vetme që futbolli turk prodhon skena të tilla. Së fundmi një president klubi kishte grushtuar referin kryesor të ndeshjes, gjë e cila kishte çuar në pezullim të kampionatit pë disa ditë. 

Aktualisht tabela e Superligës turke kryesohet nga Galatasaray, që ka vetëm dy pikë më shumë se sa Fenerbahce. 

Go to TOP