Thyhen xhamat e një QMF-je në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë thyer dy xhama në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Orize të Gjakovës.

Sipas policisë, thyerja e xhamave dyshohet të jetë bërë nga fëmijët nga parku që është në afërsi të QMF-së.

“Rr. Anton Qeta, Gjakovë 14.03.2022-07:25. Ankuesja femër kosovare punëtore në QMF Orize, ka raportuar se ka vërejtur se dy xhama të dy ordinancave ishin të thyera. Thyerja e xhamave dyshohet se mund të jetë bërë nga fëmijët nga parku në afërsi të QMF-së. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.

Go to TOP