“Thikë, sprej, marihuanë”, arrestohen dy persona në lagjen Bregu i Diellit

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi që të njëjtëve, gjatë një kontrolli nga ana e policisë u janë gjetur në posedim dhe konfiskuar sprej, thikë dhe tri qese me substancë narkotike, dyshohet për llojin marihuanë.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës bën të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 28.11.2021 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit te të njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një sprej, një thikë dhe tri qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Go to TOP