Therje me thikë në Prishtinë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti kishte therur me thikë një person tjetër.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, njofton policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me mjet të mprehtë (thikë) e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Go to TOP