Therje me thikë në Gjakovë

Një person është arrestuar pasi kishte therur me thikë një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:53 në rrugën “Beqir Kastrati”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që kishte therur me thikë viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Go to TOP