Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar
Një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se në stacionin policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
