‘Testi inteligjent’ që Olta Boka ka bërë për ta kuptuar nëse e bija i ngjan asaj apo bashkëshortit

Disa gjëra në jetë kanë përparësi më shumë se të tjerat. E në jetën e Olta Bokës dy vitet e fundit, angazhimi kryesor ka qenë vajza e saj, Gaia.

E vogla i ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen dhe qenien, 24 orët e ditës ia ka kushtuar së bijës. Së fundmi, pas shumë kohësh, Olta Boka ishte në një intervistë për “Aldo Morning Show” ku foli si rrallëherë për të bijën.

“Është një llafazane e vogël, që vetëm flet,”-u shpreh këngëtarja.

Tashmë që vajza është rritur pak lind edhe pyetjen se kujt i ka ngjarë dhe këtë të fundit, Olta e ka provuar me një test “inteligjent”.

“Po ku di unë, njerëz thonë që i ka ngjarë Ivit, njerëz të tjerë thonë “oh sa të ka ngjarë ty”. Mua më duket një miks, me thënë të vërtetën.

Kur isha shtatzënë doja shumë që t’i ngjante fizikisht e në çdo gjë, Ivit. Kur e linda, më vinte keq mos të më ngjante dhe mua. Pastaj fillova të shihja, ndoshta subjektivisht, ndoshta objektivisht, se ka njerëz që ma përkrahin teorinë, që më ngjante dhe mua. Dhe thashë tani kjo më ngjan dhe mua, pse mos ta dua unë të më ngjajë dhe mua. Madje kam bërë edhe një test.

Dikush që më thoshte që nuk të ngjan fare, i kam treguar foton time kur kam qenë e vogël dhe i them unë ja ky është Ivi. Edhe tha,” e sheh pra që nuk të ngjan fare ty?” Aty thashë po, Olta, bravo se në fakt isha unë dhe më ngjante dhe mua,”-përfundoi këngëtarja.

Go to TOP