Tërmkolli: Albin Kurti do me e falë krejt Kosovën

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Kurti se i njëjti do ta falë krejt Kosovën.

Tërmkolli përmes një shkrimi në Facebook thotë se Kurti ka bërë politika anti-Kosovë disa herë, por tani që është në krye të Qeverisë do t’i vendosë ato në zbatim.

Ajo tutje potencon se i njëjti i ka mashtruar shumë shqiptarë të Kosovës për bashkimin me Shqipërinë.

“Tani kur në tavolinë e ka propozim-modelin për bashkim të sërishëm me Serbinë, jo veç e mbanë fshehtë nga publiku, por as nuk e çelë gojën.Po pret derisa propozim-modeli të “ngurtësohet” që të mos mund ta lëvizë kush më.No pasaran Albin! No pasaran” shkruan Tërmkolli në Facebook.

Go to TOP