Tërmeti 7.2 ballë në Haiti lë të vdekur të paktën 29 persona

Një tërmet i fuqishëm ka goditur këtë të shtunë Haitin duke lënë të vdekur të paktën 29 persona.

Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë që goditi perëndimin e vendit la të rrëzuara dhe dëmtuara shumë ndërtesa, përfshirë kishat dhe hotelet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri tha se kishte “dëme të mëdha” në pjesë të vendit dhe se po shpall gjendje të jashtëzakonshme një mujore.

Haiti ende nuk është rikuperuar nga një tërmet i vitit 2010 ku mbetën të vdekur rreth 200 mijë njerëz.

“Shumë shtëpi janë shkatërruar, njerëz kanë vdekur dhe disa janë në spital,” tha Christella Saint Hilaire, e cila jeton pranë epiqendrës, për agjencinë e lajmeve AFP.

Go to TOP