Ter Stegen i acaruar pas humbjes nga Real Madrid: Është turp për botën e futbollit

Portieri gjerman i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen është deklaruar pas humbjes 3-2 që pësoi ekipi i tij në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Ter Stegen ishte i acaruar pas ndeshjes, duke thënë se vendimet e gjyqtarit ishin skandaloze.

“Është një turp për botën e futbolli. Nuk ka teknologji të vijës së golit, pse? Ka shumë para në këtë industri, por me sa duket jo për gjënë më të rëndësishme. Është vetëm një turp”, deklaroi portieri gjerman pas El Clasicos.

Gjermani i referohet incidentit në pjesën e parë kur Lamine Yamal ishte menduar se shënoi në minutën e 28-të, por goli nuk u numërua. Dukej sikur topi kaloi vijën, por arbitri mendoi ndryshe.

Go to TOP