Tenton të hyjë në banesën e një femre, policia ndalon për 48 orë të dyshuarin në Prishtinë

Të premten pas mesditës, një femër kosovare ka informuar policinë se dikush kishte tentuar të hynte në banesën e saj, madje edhe e kishte kanosur me armë zjarri.

Sipas të dhënave në raportin e policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:50 në Prishtinë, teksa pas marrjes së veprimeve hetimore është arrestuar i dyshuari dhe është ndaluar për 48 orë.

Shtëpia e të dyshuarit po ashtu është bastisur ku janë gjetur dëshmi që ai ka përdorur për kryerje të veprës penale dhe një sasi e lëndëve narkotike.

“Prishtinë 25.06.2021 – 13:50. Ankuesja femër kosovare ka informuar se përderisa ishte në banesë, një person kishte tentuar të hap me forcë derën e banesës, mirëpo pasi ka vërejtur ankuesen, ka nxjerr një pistoletë dhe ka kërcënuar ankuesen. Pas marrjes së veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmi të ndryshme të cilat janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale si dhe një sasi e narkotikëve marihuanë me peshë prej 13.4 gram. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport. 

Go to TOP