Tentoi t’i shmangej policisë nëpër rrugë ilegale, i kapen mbi 23 mijë euro mallra të kontrabanduara
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet Sh.M., i cili është kapur duke kontrabanduar mallra përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, sot rreth orës 18:00, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni ‘Volsëagen LT’, drejtuar nga i dyshuari me iniciale Sh.M., shtetas kosovar, i cili ishte future në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.
“Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 nëfshatin Komogllavë – komuna e Ferizajt. Gjatë kontrollit janë gjetur 2040.00 kg. mjaltë (sipas vlerës së tregut mbi 20000 Euro), dy (2) aparate të kafes sipas faturës përcjellëse (271 Euro) dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjera tjera përcjellëse sipas faktuarve përcjellëse vlera e tyre e përgjithshme tre mijë e treqind e tridhjetë e tre Euro (3333 euro)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me rastin aktualisht është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare – Lindje.
Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.
Si rezultat i kësaj, sot me datë 07.12.2021, rreth orës 18:00, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (SH.M.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.
Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 nëfshatin Komogllavë – komuna e Ferizajt.
Gjatë kontrollit janë gjetur 2040.00 kg. mjaltë (sipas vlerës së tregut mbi 20000 Euro), dy (2) aparate të kafes sipas faturës përcjellëse (271 Euro) dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjera tjera përcjellëse sipas faktuarve përcjellëse vlera e tyre e përgjithshme tre mijë e treqind e tridhjetë e tre Euro (3333 euro).
Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje.
Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do ti dorëzohet Doganave të Kosovës. /Lajmi.net/
