Tentoi të mashtronte Doganën, arrestohet përfaqësuesi i një shpedicioni në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve” dhe “Mashtrim”.

Sipas njoftimit, pas një mori veprimesh intensive hetimore, sot hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në rajonin e Mitrovicës jugore kanë vërtetuar se i dyshuari me inicialet V.B., përfaqësues i një shpedicioni, me qëllim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë.

Të gjitha veprimet hetimore janë realizuar në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme se i dyshuari i lartëcekur ka kryer veprat penale të lartëcekura, Prokurori kompetent ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Policia e Kosovës, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e krimit dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicë-Jug, në koordinim me Zyrën se Doganës në këtë rajon, bazuar në dyshimet e ngritura nga kompetentët lidhur me dy pagesa të cilat është dashur të paguhen nga përfaqësuesi i një shpedicioni në Mitrovicë, ka ndërmarr veprime të shpejta operativo-hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.

Pas një mori veprimesh intensive hetimore, sot me datën 08.11.2021 hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne rajon, kanë vërtetuar se i dyshuari me iniciale (V.B.) përfaqësues i shpedicionit me qellim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë.

Me këto veprime i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer veprat penal:

“Falsifikim i Dokumenteve “nga neni 390 dhe “ Mashtrim” nga neni 323 i KPRK-së.

Të gjitha veprimet hetimore janë realizuar në konsultim dhe bashkërendim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme se i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprat penale të lartcekura, Prokurori kompetent lëshon aktvendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orë.

Go to TOP